Albanian Service Industrial (ASI) është një ofiçinë që e ka zanafillën e saj që nga viti 1882, me vendndodhjen e saj në Pazarin e Vjetër të Tiranës, e krijuar nga familja Spahiu.

tirana-1900

Në krijimin e saj ajo merrej me axhusteri të ndryshme dhe kryesisht me riparimin e armëve të zjarrit të kohës, deri në mbylljen e saj nga ushtritë e huaja.

Më vonë shumë anëtarë të familjes Spahiu punuan në ndërmarrje të ndryshme të vendit në sektorin metal-punues.

Në vitin 1998 ajo u riorganizua duke ju përshtatur edhe ndryshimeve të kohës duke shtuar kapacitetin dhe gamën e shërbimeve si dhe afrimin pranë saj të punëtorëve të kualifikuar maksimalisht.

s2

Sot në ofiçinën Albanian Service Industrial (ASI) prodhohen detale të ndryshme për makineri dhe ndërmarrje prodhuese që i shërbejnë ekonomisë së vendit dhe sektorit bujqësor.

Albanian Service Industrial (ASI) ka hapur edhe sektorin e prodhimit të makinerive të reja që i nevojiten vendit si psh:Makineri copëtuese misri për bujqësi dhe blegtori, për prodhimin e peletave për zjarr, si dhe disa projekte të tjera ambicioze që do të prezantohen në vazhdim.